Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro. Projektligji i ri "Për Bankën e Shqipërisë", i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore shqiptare pas hyrjes së vendit në Eurozonë.
Projektligji parashikon se, nga dita e prezantimit të euros si monedhë e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane. Njëkohësisht, institucioni do të përcaktojë edhe dizajnin e monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria, sipas standardeve evropiane.
Megjithatë, përfshirja e këtyre dispozitave nuk do të thotë se Shqipëria do ta adoptojë euron në të ardhmen e afërt. Ato do të hyjnë në fuqi vetëm pasi vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të plotësojë kriteret e konvergjencës ekonomike që kërkohen për hyrjen në Eurozonë.
Dispozitat e reja janë pjesë e një reforme më të gjerë që synon përafrimin e plotë të kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë me acquis të Bashkimit Evropian dhe krijimin e bazës institucionale për integrimin e saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.
Përveç dispozitave që lidhen me përgatitjen për adoptimin e euros, projektligji sjell një reformë të gjerë të kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë. Një nga ndryshimet kryesore është forcimi i pavarësisë institucionale, funksionale, financiare dhe personale të bankës qendrore, duke ndaluar shprehimisht që ajo të kërkojë ose të marrë udhëzime nga qeveria apo institucione të tjera shtetërore.
Projektligji sanksionon si objektiv parësor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ndërsa i jep Bankës së Shqipërisë një mandat më të qartë edhe për ruajtjen e stabilitetit financiar. Për herë të parë, ligji përfshin një kapitull të posaçëm për politikën makroprudenciale, duke i dhënë bankës kompetenca më të gjera për identifikimin dhe kufizimin e rrezikut sistemik në sektorin financiar.

- Категория
- Банки кредиты
Комментариев нет.